Sot pata kënaqësinë të pres në komunë përfaqësuesit e Agjensioneve Doganore dhe të Terminalit Doganor të Hanit të Elezit, me në krye z.Xhevdet Ramuka. Faleminderit për urimet e sinqerta, për mbështetjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, të cilin e vlerësoj jashtëzakonisht lart.
Ju siguroj se përkushtimi im ndaj qytetit dhe qytetarëve mbetet i pandryshuar. Do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, transparencë dhe me fokus të plotë në zhvillimin e Hanit të Elezit, një komunë që meriton organizim të mirë, projekte të qarta dhe një qeverisje që i qëndron afër njerëzve.
Vlerësoj ftesën tuaj për vizitë në Terminalin Doganor dhe do ta realizoj me kënaqësi në ditët në vijim.
Faleminderit për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektin tuaj.