Sot, në mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal, me shumicë votash u miratua buxheti komunal për vitin fiskal 2026, në vlerë prej 4,234,682.00 €. Ky buxhet përfshin financimin e fushave kryesore si:
Urbanizmi
Arsimi dhe Kultura
Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale
Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi
Shërbimet Publike dhe Inftastruktura
Shërbimet komunale për qytetarët
Rinia dhe Sporti
Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
Ky buxhet është i gjithëpërfshirës, duke mbuluar të gjitha lokalitetet e komunës, dhe është hartuar mbi bazën e nevojave reale dhe kërkesave të qytetarëve të cilat kanë rrjedhur nga Dëgjimet Buxhetore, gjithmonë brenda kufijve buxhetorë të Komunës sonë.
Shpreh mirënjohje për anëtarët e Kuvendit Komunal, të cilët me shumicë votash miratuan këtë dokument të rëndësishëm, duke e vlerësuar si një buxhet të përgatitur me transparencë dhe drejtësi.
Bashkë do të punojmë për realizimin e projekteve që i shërbejnë zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Na priftë e mbara!