Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025/2026, vizitova SHFMU “Ilaz Thaçi” dhe SHFMU “Kështjella e Diturisë”, ku pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
Në këto takime theksova rëndësinë e arsimit si prioritet i komunës sonë dhe shpreha angazhimin tim dhe të institucioneve komunale për të vazhduar përmirësimin e kushteve mësimore dhe mbështetjen e proceseve edukative, ku edhe së fundmi kemi pajisuar klasat me tabela digjitale, për një arsim më efektiv dhe modern.
1 Shtatori shënon një fillim të ri për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Uroj që ky vit të jetë i mbarë, i mbushur me sukses, dije dhe arritje të reja. Mësimdhënësve u shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e tyre të pandërprerë në edukimin e brezave të rinj.
Si komunë, do të vazhdojmë të jemi përkrahës dhe bashkëpunues në çdo hap që ndihmon ngritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.