Gjatë javës së kaluar, Komuna e Hanit të Elezit ka shpërndarë panele diellore dhe centrifuga elektrike katërkornizëshe (kasetore) për bletarët e komunës sonë.
Kjo mbështetje u realizua përmes thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me bashkëfinancim nga përfituesit.
Nga kjo thirrje përfituan gjithsej 12 bletarë me panele diellore dhe 8 bletarë me centrifuga elektrike.
Urime dhe punë të mbarë për bletarët tanë, ju jeni shembull i punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik dhe rural të komunës!