Sot, më datë 04.06.2025 në ora 11:00 në Sallën e takimeve, Objekti i Komunës, mbajtëm dëgjimin e parë buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028, ku qytetarët patën mundësinë të paraqesin propozimet dhe sugjerimet e tyre për projektet dhe prioritetet buxhetore të komunitetit tonë.
Të gjitha propozimet e pranuara do të përpunohen dhe do të përcillen së bashku me dokumentin e KAB-it 2026-2028 në Kuvendin Komunal për shqyrtim dhe vendimmarrje të mëtejme.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre të çmuar. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për një proces buxhetor më të hapur, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të nevojave reale të komunitetit.