Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Korniza afatmesme buxhetore 2026-2028.
3. Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026.
4. Propozim vendim për rritjen e buxhetit të Komunës Hani i Elezit nga tejkalimi i projeksionit të të hyrave vetanake për vitin 2025.
5. Kërkesë për rialokim të mjeteve në kategorinë buxhetore investime kapitale.
6. Të ndryshme.
Me propozim të Kryetarit të Komunës z.Mehmet Ballazhi rendi i punës është plotësuar edhe me pikën:
-Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit 01/Nr.469/2021,me të cilën do të mundësohet pagesa e arkivoleve për veteranët e OVL-UÇK-së.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive.