Në këtë ceremoni morën pjesë mysafirë të shumtë, drejtues e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prijës fetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe shumë të ftuar të tjerë.
Seancën e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit,z.Shefket Lusnjani i cili pasi përshëndeti të pranishmit, uroi kuvendarët e rinj, duke theksuar rëndësinë që ka për secilin prej tyre detyra në organin më të lartë të pushtetit lokal.
Pas fjalës përshëndetëse, seanca vazhdoi me dhënien e betimit dhe nënshkrimin e deklaratave nga 15 anëtarët e zgjedhur të Kuvendit.
Betimin para Kuvendit e dha edhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z.Mehmet Ballazhi i cili me këtë rast mbajti edhe një fjalim rasti duke shpalosur objektivat e tij për mandatin e ardhëshëm katërvjeqarë
Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, z.Mehmet Ballazhi, seanca e Kuvendit ka vazhduar me procedurën e zgjedhjes së kryesuesit të ri.
Me me propozim të grupit të këshilltarëve nga Partia Demokratike e Kosovës me 9 vota pro, z.Florim Shkreta u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit.
Pas zgjedhjes, z.Florim Shkreta mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve, ku theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtarët e Kuvendit, me qëllim që institucionet komunale të ecin përpara dhe të realizohen synimet në dobi të qytetarëve.
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit ka gjithsej 15 anëtarë, të përfaqësuar nga:
Partia Demokratike e Kosovës me 6 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mandate, Lëvizja Vetëvendosje me 3 mandate si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 3 mandate.
Pas seancën inauguruese të pranishmit u ftuan që të bëjnë Homazhe të Varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës.