Gjatë ditës së sotme, mirëprita në zyre zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.Ali Tarfashiku!
Gjatë takimit diskutuam rreth investimeve kapitale dhe projektet që janë prioritet për Komunën e Hanit të Elezit. Poashtu, pjesë e takimit ishte edhe vizita në terren për projektin tashmë të implementuar si bashkëfinancim me MZHR dhe që përfshinë asfaltimin e rrugës Ekzodi 99.
Poashtu pjesë e vizitës në terren ishte edhe parku rekreativ “Te Pishat” e që pritet të realizohet gjatë këtij viti!