Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Invalidëve të Luftës, dega në Han të Elezit, konkretisht me z.Azem Suma, z.Bafti Hasallari dhe z.Samet Ballazhi, të cilët më uruan për vazhdimin e detyrës si Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit.
Gjatë bisedës diskutuam për sfidat me të cilat përballen anëtarët e organizatës, mbështetjen institucionale dhe hapat që mund t’i ndërmarrim së bashku për të përmirësuar mirëqenien e tyre.
Shpreha mirënjohjen time të thellë për sakrificën dhe kontributin e tyre, si dhe ritheksoj gatishmërinë time dhe të komunës për të qenë gjithmonë pranë tyre me përkrahje konkrete dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.