Me rastin e marrjes së mandatit të dytë në krye të qeverisjes së Komunës së Hanit të Elezit, sot prita në takim z.Mexhit Dernjani, kryetar i OVL – UÇK dega në Han të Elezit, të shoqëruar nga z.Nusret Bushi – sekretar, të cilët më uruan dhe bashkërisht u dakorduam se Komuna e Hanit të Elezit dhe OVL UÇK do të vazhdojnë të jenë partnere dhe dyer hapur për çdo bashkëpunim.
Me këtë rast, duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të teknologjisë dhe lehtësimin e punëve me përdorimin e saj, ne si Komunë kemi miratur kërkesën e OVL UÇK për tu pajisur me laptop, ku do ta kenë më praktike ushtrimin e punëve të përditshme të zyrës, ku edhe sot bëmë dorëzimin e tij.
Falënderoj z.Dernjani dhe z.Bushi për vizitën e tyre dhe gjithashtu iu uroj punë të mbarë në aktivitetet e tyre, ku ne si Komunë do t’i përkrahim në vazhdimësi!