Rruga ku ndodhi incidenti i djeshëm, sot është e pastruar dhe e kalueshme për qarkullim. Gjithsesi, apeloj te qytetarët dhe shoferët të tregojnë kujdes gjatë kalimit.
Falënderoj dhe shpreh mirënjohje edhe një herë për ata që u angazhuan në kohë rekord për stabilizimin e gjendjes: Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Policinë, zjarrfikësit, QKMF-në, qytetarët vullnetarë, kompaninë Luri shpk, e në veçanti kompaninë Alba për përkrahjen e tyre të vazhdueshme duke vendosur në dispozicion asete logjistike edhe sot për pastrimin e rrugës.