Sot prita stafin e SHFMU “Ilaz Thaçi”, të udhëhequr nga drejtori Akif Shkreta. Gjatë bashkëbisedimit tonë, i shpreha vlerësimin tim për përkushtimin e tyre profesional dhe rolin e rëndësishëm që kanë në zhvillimin arsimor të fëmijëve tanë.
Takime të tilla më forcojnë bindjen se kur shkolla dhe institucionet bashkëpunojnë ngushtë, krijohen mundësi të reja për një mjedis më cilësor arsimor. Jam mirënjohës për punën e tyre të pandalshme dhe i sigurova se komuna do të vazhdojë t’i mbështesë në iniciativat që përmirësojnë procesin mësimor.
Së bashku ndërtojmë një arsim më të fortë dhe një të ardhme më të mirë për nxënësit tanë!
Falënderim për vizitën dhe urimet e tyre!