Kryetari Mehmet Ballazhi mirëpret në takim anëtarë nga shoqata Handikos dhe të tjerë me vështirësi fizike dhe financiare u mbështetën për rehabilitim në Banjë të Kllokotit.
Shoqata Handikos mbetet një nga angazhimet e mia kryesore për përkushtim dhe mbështetje pa kushte.
Disa anëtarë të shoqatës dhe persona të tjerë me vështirësi ekonomike, sot përfunduan qëndrimin 7 ditor për rehabilitim në Banjën e Kllokotit, të mbështetur nga Komuna e Hanit të Elezit.
Këtë vit ishin 21 persona nga shoqata Handikos dhe të tjerë me vështirësi fizike dhe financiare, 25 pensionere, si dhe anëtarë të familjeve të dëshmorëve, e që vit pas viti numri i personave të mbështetur për rehabilitim në Banjë të Kllokotit po rritet, sipas mundësive komunale.
Një falënderim për stafin e Banjës së Kllokotit për korrektësinë dhe punën e mirë. Ne si komunë, mbesim të përkushtuar për lehtësimin e barrës për kategoritë e margjinalizuara!