Sot prita në Han të Elezit kryetarin e Komunës Gjorçe Petrovit nga Maqedoni e Veriut, Aleksandar Stojkoski, në kuadër të projektit të përbashkët të BE-së për sistemin inteligjent të zbulimit të hershëm të përmbytjeve dhe monitorimit të mbetjeve në Lumin Lepenc.
Si kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, jam i përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të sistemeve moderne që rrisin sigurinë dhe parandalojnë rreziqet përgjatë lumit, një resurs që e ndajmë të dy komunat.
Me ekipet tona u dakorduam për hapat e radhës në vendosjen e një sistemi të avancuar monitorimi dhe menaxhimi të rrezikut. Projekti e vërteton rëndësinë e partneritetit ndërkufitar dhe teknologjive të reja.
Do të vazhdoj të punoj përgjegjshëm që Hani i Elezit të mbetet shembull i bashkëpunimit dhe projekteve të suksesshme.