Sot, në një takim zyrtar, mirëprita z.Enver Suma- kryesuesin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, anëtarët e KKZ-së që përfaqësojnë partitë politike në Han të Elezit, si dhe trajnerët e procesit zgjedhor në kuadër të KKZ-së.
Z.Suma, sot zyrtarisht më dorëzoi edhe vendimin për çertifikimin e zgjedhjeve lokale në Han të Elezit, e cila më jep legjitimitet për udhëheqjen e komunës përgjatë mandatit qeverisës 2025-2029.
Në takim, mes tjerash pranova falënderimet nga KKZ-ja për përkrahjen e vazhdueshme që iu kemi dhënë si Komunë përgjatë të gjitha zgjedhjeve që janë zhvilluar gjatë mandatit tim, duke ua lehtësuar çështjet logjistike.
Kjo përkrahje ndaj KKZ-së do të vazhdojë edhe përgjatë zgjedhjeve të ardhshme, me ç’rast shpreh falënderimet dhe mirënjohjen si Kryetar Komune për punën e palodhur dhe efektive nga ta, për paanshmërinë politike, për transparencën e treguar dhe korrektësinë maksimale.