Kryetari Mehmet Ballazhi merr pjesë në përkujtimin e dëshmorit Veli Ballazhi në 20 vjetorin e shkollës që mban emrin e tij në shkollën fillore në fshatin Gorancë.
Sot, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës, në 27 vjetorin e rënies heroike në Pashtrik të dëshmorit Veli Ballazhi, si dhe më pas vazhduam në SHFMU “Veli Ballazhi” në Gorancë, e cila prej 20 vitesh mban emrin e tij. Shkolla “Veli Ballazhi” mban mbi vete peshën dhe krenarinë e një dëshmori që dha gjithçka për këtë vend.
Gjatë këtyre dy dekadave, kjo shkollë ka rritur gjenerata që sot kontribuojnë në komunën tonë, në Kosovë dhe jashtë saj. Sukseset e tyre nuk kanë ardhur rastësisht. Janë rezultat i punës së mësimdhënësve që nuk lodhen, i prindërve që qëndrojnë afër fëmijëve dhe i një komuniteti që e kupton rëndësinë e arsimit si themel i çdo zhvillimi.
Urime 20-vjetori i shkollës “Veli Ballazhi”!
Lavdi dëshmorëve të kombit!