Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ku u nderuan tre personalitete të shquara akademike për kontributin e tyre në arsimin e lartë dhe shkencën shqiptare e ndërkombëtare.
I uroj sinqerisht Prof. Dr. Adnan Görür, Prof. Dr. Mihallaq Kotro dhe Prof. Dr. Sotir Dimoshi (post mortem) për këtë vlerësim të merituar dhe falënderoj UShAF-in për një organizim dinjitoz që promovon dijen, punën dhe integritetin shkencor.
Për mua ishte nder të jem pjesë e kësaj ngjarjeje që përforcon rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe mbështetjes së brezave të rinj.