Të dashur bashkëqytetarë!
Të nderuar besimtarë të fesë Islame!
Fillimi i muajit prill na gjen në ditën më të bukur të javës, e pasuar nga nata e madhe e fillimit të muajit të shenjtë të vitit, Ramazani. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës, muaj i harmonisë e paqes mes njerëzve, muaj i begatisë, muaj ku të gjithë duhet të reflektojmë dhe të zëvendësojmë çdo ndjenjë negative me pozitivitetin. Gjatë këtij muaji, duhet të freskojmë zemrat tona e të hapim mendjen për të pranuar njëri-tjetrin e të shtrijmë dorën e mirësisë, e kjo të vazhdojë edhe në muajt e tjerë.
Uroj për të gjithë besimtarët agjërim të lehtë dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti i Gjithësisë! Qoftë ky muaj begati për shpirtërat tuaj, familjet dhe gjithë të dashurit tuaj!
Urime të gjithëve Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit!
Zoti bujar ua pranoftë çdo sakrificë!