Sot prita në takim stafin e Institucionit Parashkollor “Ardhmëria”, në krye me drejtoreshën Mevlude Kamishi Ballazhi, të cilët erdhën për të më uruar mandatin. Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor, një shprehje respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë.
I falënderova sinqerisht për urimet dhe për angazhimin e tyre të përditshëm, përkushtimin dhe përgjegjësinë që tregojnë në punën me fëmijët tanë. Roli i tyre është i rëndësishëm për edukimin e hershëm dhe për krijimin e një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm për brezat e rinj.