Sot dola në terren për të parë nga afër disa prej projekteve që po zhvillohen në komunën tonë. Pashë përparimin e punimeve, u takova me ekipet në teren dhe u sigurova që çdo gjë po ecën sipas planit dhe standardeve që kemi vendosur.
Konkretisht:
– Parkingu tek oborri i xhamisë në fshatin Paldenicë
– Trotuari nga rr.Adem Jashari deri në Paldenicë
– Punimet në sallën e sporteve tek ShFMU “Ilaz Thaçi”
– Parku tek pishat në Gorancë,
E shumë projekte tjera që po zhvillohen dhe janë në procedurë të fillimit të punimeve.
Këto investime janë të rëndësishme për komunitetin tonë dhe do të vazhdojmë t’i çojmë përpara me të njëjtin ritëm dhe përgjegjësi.