Në prag të ndërrimit të motmoteve, ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi për vitin që po vjen. Viti që lamë pas pati sfida, por edhe punë e përkushtim që na forcuan si komunë dhe si komunitet.
Uroj që viti i ri të sjellë punë të mbara, të lehtësojë sfidat, të krijojë zhvillim dhe, mbi të gjitha, të na sjellë lajme të mira për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga.
Faleminderit qytetarëve për besimin dhe bashkëpunëtorëve për angazhimin. Me unitet dhe punë të ndershme, do të ecim përpara edhe në vitin 2026.
Gëzuar Vitin e Ri!