Urimi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit
Sot, në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, dua t’i uroj nga zemra të gjithë qytetarët e Hanit të Elezit dhe mbarë kombin shqiptar.
28 Nëntori është dita kur nderojmë rrugëtimin tonë historik, sakrificat e të parëve tanë dhe krenarinë që na bashkon si shqiptarë kudo që jemi.
Në këtë ditë të shenjtë për shqiptarët, uroj që flamuri ynë kuq e zi të valojë gjithmonë me krenari dhe vendi ynë të ecë përpara me zhvillim, paqe e mirëqenie.
Gëzuar 28 Nëntorin!