Sot pata kënaqësinë të pres në takim tre punëtorë të arsimit, të cilët me dekada kanë dhënë kontribut të çmuar për shkollën dhe komunitetin tonë: mësimdhënësit e pensionuar Shaban Çupi nga SHFMU “Kështjella e Diturisë” në Paldanicë, Refik Curri nga SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit, si dhe Mervet Kalisi, punëtor teknik në SHFMU “Ilaz Thaçi”, paralelja në Seçishtë.
Ky ishte një takim mirënjohjeje dhe respekti për njerëz që kanë lënë gjurmë të qarta në arsimimin e brezave të rinj dhe në funksionimin e përditshëm të shkollave tona. Përkushtimi, përgjegjësia dhe puna e tyre e ndershme janë vlera që meritojnë vlerësim publik dhe falënderim institucional.
Në emër tim dhe të Komunës, i falënderoj sinqerisht për gjithçka kanë dhënë ndër vite. Kontributi i tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë arsimore dhe shembull për gjeneratat që vijnë.