Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi mori pjesë në punëtorinë e cila kishte për qëllim njohjen me platformën eKosova, qasjen në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Hanit të Elezit, si dhe mënyrën e saktë të parashtrimit të ankesave dhe kërkesave.
Sot, në cilësinë e Kryetarit, mora pjesë dhe vizitova nga afër punëtorinë e cila kishte për qëllim njohjen me platformën eKosova, qasjen në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Hanit të Elezit, si dhe mënyrën e saktë të parashtrimit të ankesave dhe kërkesave.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, nën organizimin e drejtoreshës znj. Natyra Kalisi, ndërsa ligjërata u mbajt nga Dr. Prof. Lindita Loki Nikçi.
Në takim morën pjesë maturantët, gra, burra dhe zyrtarë komunalë, të cilët patën mundësinë të marrin njohuri më të detajuara mbi përdorimin e platformave digjitale dhe rëndësinë e tyre në shërbimet publike.
Ky aktivitet u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe përfaqëson një bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve.