Sot pata kënaqësinë të pres në takim stafin shëndetësor të QKMF-së, të cilët më uruan për fillimin e mandatit të ri dhe sollën një atmosferë të mirë e profesionale, ashtu siç i karakterizon ata.
Vlerësoj shumë punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm për qytetarët tanë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më shumë në mandatin e ri, sepse shëndeti publik mbetet një prej prioriteteve tona kryesore.