Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi diskuton me qytetarët në takimin e dytë të thirrur me qytetarë si dhe planin e punës.
Diskutuam sot lidhur me Raportin e punës për vitin 2025, ku shpalosa aktivitetet kryesore, si Marrëveshjet e nënshkruara që tejkalojnë shifrën 20, të cilat kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore, projekte arsimore e shëndetësore, e poashtu takimet më me rëndësi, pas së cilave Komuna ka që përfituese e donacioneve dhe përfituese e projekteve, përmendim këtu me theks të veçantë për projektin e IPA Fondeve për menaxhimin e ndotjeve në lumin Lepenc.
Vazhdova tutje me disa të arritura tjera, ku më kryesoret janë: ngritje e transparencës me transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal, arkëtimi i të hyrave vetanake prej një tejkalimi afro 280% nga planifikimi, shtimi i sektorit të stomatologjisë në QKMF, asfaltimi i rrugëve të rëndësishme si ajo rr.Adem Jashari dhe 11 Qershori, rr.Gorancë-Krevenik,rr.Nehat Curri e të tjera, më pas shtrirjet e reja të ndriçimit publik, rregullimi i infrastrukturës shkollore dhe pajisja e të gjitha shkollave me Smart Board, rritja e subvencionimit të fermerëve, realizimi i dy Festivaleve kulturore dhe Ballkoni panoramik tek Shkronjat e UÇK-së.
Ndërkaq, në këtë takim, paraqita edhe planifikimet për vitin 2026, ku jemi orientuar duke marrë për bazë rekomandimet dhe propozimet e qytetarëve gjatë dëgjimeve buxhetore në muajin Gusht.
Bashkë me ekipin qeverisës, mbesim të përkushtuar që çdo vit të rrisim shkallën e transparencës, efikasitetit dhe menaxhimit të sigurt dhe të drejtë të proceseve komunale.