Qendra Kryesore për Mjekësi Familjare ,,Menduh Kaloshi” në Hanë të Elezit sot pranoi një autoambulance për ndihmë të shpejtë donacion nga shoqata jo qeveritare
,,Kosovo Support Group” nga Irlanda Veriore
,,Kosovo Support Group” nga Irlanda Veriore
Në emër të kësaj shoqate , qelësat e kësaj autoambulance i dorëzuan Gail dhe Colin Dewar , ndërsa në emer të komunës i pranoi Kryetari I Komunës z.Rufki Suma
Duke përshëndetur të pranishmit me këtë rast znj. dhe z .Dewar shprehën kënaqësin që po kontribojnë në këtë mënyrë ne rritjen e kapacitetit dhe shërbimeve sa ma të mira të kësaj qendre mjekësore
Në emër të qytetarëve të Komunës dhe në emër të personelit të QKMF Kryetari I Komunës z. Rufki Suma përzemërsisht falemnderoi angazhimin e madhë të kësaj shoqate që ta ndihmojn këtë qendër duke shpresuar se kjo do të jete vetëm fillim I një bashkëpunimi dhe miqësie ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe kësaj shoqate
Për punën dhe tërë angazhimin për ta ndihmuar Komunën tone Kryetari I Komunës Z.Rufki Suma ndau një ,,Mirënjohje” për këtë shoqatë
Duhet të përmendet se kjo është hera e dytë që kjo shoqatë ndimon Komunë tone pasi që vitin e kaluar është ndihmuar edhe njësia e zjarëfikëve me paisje të ndryshme për intervenime të shpejta
QKMF përfitonë një Autoambulancë donacion nga ,,Kosovo Support Group"