Kori Siparantum, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, është një nga zërat më përfaqësues të muzikës korale shqiptare në skenat botërore.
I vlerësuar me dhjetëra çmime ndërkombëtare dhe i renditur mes 50 korëve më të mirë në botë, ky ansambël solli performancë vokale të pastër dhe ndjeshmëri të rrallë.
Në CROSSROADS FEST, aty ku kulturat takohen dhe krijojnë ura të reja.
Në natën e hapjes solemne të festivalit, performanca e këtij kori na dërgoi përtej kufijve të zakonshëm të përjetimit artistik.
#OJQDua, organizatore e këtij Festivali, që gjallëroi Hanin e Elezit për tre ditë radhazi.