Detyrat e punës:
· Të përgatisë tenderët(paramasat dhe parallogaritë), dokumente të kompletuara, të mbikqyrë punimet dhe dokumentacionin e pagesave të projekteve të renovimeve ose ndërtimeve të ndërtesave dhe projekteve të tjera infrastrukturore sipas standardëve teknike në fuqi,
· Mbikqyrjen e projekteve duke përgatitur dokumentacion komplet me të gjitha kalkulimet, gjithashtu mbikqyrë punimet sipas standardeve në fuqi.
· Përgatit dokumentacionin për projektet, përfshirë dizajnet, specifikacionet teknike, paramasat dhe parallogaritë dhe tërë dokumentacionin e tenderit,
· Mbikqyr punët e instalimeve të ujësjellsit dhe kanalizimeve të projekteve në punishte dhe kontrollon librin ndërtimor, ditarin e punës deri në kalimin e periudhës së defekteve, si dhe periudhës së garancionit,
· Menaxhon, kontrollon sistemet e pagesave që realizohen sipas kushteve të kontratës për projektet me të cilat është i ngarkuar nga udhëheqësi,
· Ndihmon në përgatitjen e parashtresave buxhetore dhe raporteve të nevojshme financiare mbi projektet që i janë ngarkuar,
· Përgatit raportin për aktivitetin e kryer nga ai/ajo për një periudhë kohore sipas kërkesës,
· Merr pjesë ne komisionet që caktohet nga udhëheqësi për hapjen e ofertave dhe vlerësimeve për projektet inxhinierike të ndërtesave dhe projekteve të tjera infrastrukturore dhe kujdeset që ofertat e rekomanduara t’i përmbushin standardet teknike të pranuara vendore dhe ndërkombëtare,
· I ndihmon sektorëve të prokurimit dhe financave sipas nevojës në administraimin e kontratës,
· Kryen edhe punë tjera të dhëna nga drejtori i drejtorisë
Kushtet e nevojshme për punësim:
· Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare, inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë apo Arkitekturës,
· Njohja e punës së shkëlqyer me Ms.Word,Excel, Acces, Outlook, Internet)
· Preferohet të ketë përvojë në përgatitjen e projekteve dhe mbikqyrjen e punimeve ndërtimore, njohja e kompjuterit
· Aftësia komunikimi të mira dhe sjellja me pale të jetë e mire
· Kohëzgjatja e kontratës një (1) vjeqare me mundësi vazhdimi sipas ligjit të shërbimit civil 2001/36
Aplikacionet mirren dhe dorëzohen në zyrën e pritjes së KK-së Hani i Elezit, afati i pranimit dhe dorëzimit të dokumentacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes publike. Shërbimi civil i Kosovës mirëpret aplikacionet e dy gjinive (meshkujve dhe femrave).
Kryetari i Komunës
Rufki Suma
Pozita: MENAXHER I PROJEKTEVE (Rishpallje 2)
Raporton tek: Drejtori i Urbanizmit dhe Kadastrit
Koeficienti (Paga): 8 sipas BKK
Kohezgjatja e kontrates: 1 (nje) vjeqare me mundesi vazhdimi
Periudha provuese: 3 mujore
Orari i punës: 40 orë në javë