Për nder të 17 Shkurtit – Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Hanit të Elezit filloi me homazhe nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit me bashkëpunëtorë, si dhe familjarë të dëshmorëve, miq e shokë. Vazhduam me aktivitet kulturo-artistik në bashkëpunim me SHKA “Sharri”, si dhe me të ftuar special SHKA “Dibra e Madhe” nga Dibra dhe këngëtaren Qanije Skenderi.
Ndërkaq, në kuadër të shënimit të Pavarësisë, u organizuan edhe dy turne: Turneu Ndërkombëtar “17 Shkurti” në Volejbollit dhe Turneu i XIV i Pavarësisë në Mundje.
Për fund, bëj thirrje edhe një herë për pjesëmarrje masive në protestën e 17 Shkurtit “Drejtësi, jo politikë”.
Urime festa e Pavarësisë së Kosovës!