Komuna e Hanit të Elezit qëndron krah Platformës “Liria ka Emër” në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt në Prishtinë
Komuna e Hanit të Elezit përkrah iniciativën qytetare të organizuar nga Platforma “Liria ka Emër”, e cila thërret qytetarët më 17 shkurt në orën 14:00 në Prishtinë për marshin me moton “Drejtësi, jo politikë”. Ky marsh është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe synon të kërkojë një drejtësi të paanshme dhe larg ndikimeve politike. 
Komuna e Hanit të Elezit fton të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë marsh për të shprehur qartë kërkesën për drejtësi objektive dhe të paanshme, pa ndikime politike, në mbrojtje të dinjitetit dhe historisë tonë kombëtare.