Funksionalizohet Shërbimi Kadastral në Komunën e Hanit të Elezit
Prej sot 01.07.2010 qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit të gjitha shërbimet kadastrale mundë ti realizojnë në Komunën e Hanit të Elezit .
Pas një angazhimi gati gjashtë mujorë të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Kadastrit,Agjensionit Kadastral të Kosovës si dhe Drejtoris përkatëse të Komunës së Kaqanikut ,me një solemnitet rasti është nënshkruar marveshja për bartjen e dokumentacionit kadastral për 11 zona kadastrale sa ka Komuna e Hanit të Elezit.
Në këtë solemnitet ishin prezent Kryetari i Komunës së Kaqanikut,z.Xhabir Zharku, nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit z.Muzafer Dernjani si dhe Avdurrahman Kuleta ,Drejtor i GIS-it në AKK.
Muzafer Dernjani, Nënkryetar i komunës së Hanit të Elezit, me këtë rast ka thënë se kjo kompetencë është një favor i madhë për qytetarët e Hanit të Elezit ,ndërkaq ka falënderuar komunën e Kaçanikut për mbështetjen e gjertanishme duke shtuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Nënkryetari, z. Dernjani në shenje falemnderimii ka dhuruar një Mirënjohje dhe Amblemën e Komunës së Hanit të Elezit, komunës së Kaçanikut të cilën e ka pranua drejtori Bekim Troni.
Funksionalizohet Shërbimi Kadastral në Komunën e Hanit të Elezit