Qëllimi kësaj marrëveshje është të krijojë një kornizë bashkëpunimi për themelimin e Ligës Shkollore në futboll dhe volejboll në Komunën e Hanit të Elezit, mbështetjen e aktiviteteve sportive shkollore, si dhe sigurimin e kushteve për pjesëmarrje në gara.
Komuna zotohet të ndihmojë në formimin dhe mbarëvajtjen e Ligës Shkollore në futboll dhe volejboll. Të mbështesë financiarisht dhe logjistikisht aktivitetet sportive të Sportit Shkollor, të vë në dispozicion hapësira publike, të përfshijë përfaqësues të Sportit Shkollor në platformat e rinisë dhe sportit, të sigurojë shujta ditore dhe transportin për nxënësit.
Ky është hap i rëndësishëm për sportin, sepse me themelimin e Ligës Shkollore për futboll dhe volejboll do të krijohen kushte për zhvillimin e sportit në Han të Elezit.