Komiteti për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Buxheti i komunës për vitin 2026 dhe parashikimet buxhetore për vitin 2027-2028.
3. Kërkesë për rritjen e buxhetit të Komunës Hani i Elezit nga tejkalimi i projeksionit të të hyrave vetanake për vitin 2025.
4. Propozim vendim për planin e punës së kuvendit të komunës për vitin 2026.
5. Informatë mbi fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.
6. Të ndryshme.
Me propozim të z.Nexhmedin Daci, Drejtor i DUKMM-së, rendi punës u plotësua edhe me pikën:
-Rishqyrtimin e ligjshmërisë të aktit “Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal”
Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të komunës.