Sot prita në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Kolonelin Francesco Errico, me të cilin zhvilluam një bisedë të frytshme mbi çështje me interes të përbashkët dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme e të cilat do të jenë në dobi të të gjithë komunitetit.
Gjatë takimit, falënderova kolonelin Francesco Errico për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që partnerët ndërkombëtarë i ofrojnë komunës së tonë.
Koloneli Errico shprehu vlerësimin për mikpritjen tonë dhe përkushtimin që ne si qeverisje lokale kemi në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të zhvilluar për qytetarët e saj.
Në fund, në shenjë mirënjohje dhe respekti, shkëmbyem mes nesh dhurata simbolike por që interpretpjnë kuptim të gjërë.
Falënderoj Misionin e KFOR-it në Kosovë për gjithë mblshtetjen e pakusht që i japin Hanit të Elezit!