Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi i cili tha se nga informatat e rregullta mund te konstatojmë një gjendje të qetë dhe stabile në komunën e Hanit të Elezit.
Këto informata i konfirmuan edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës.
z.Lulzim Deda nga Policia e Vijës së Gjelbërt raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rregullave kufitare, dhe sipas tij në periudhën raportuese janë regjistruar 10 raste të cilat do të trajtohen sipas procedurave të rregullta.
z.Adil Ahmeti nga Stacioni Policor në Han të Elezit në raportin e tij gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Ai tha se përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 13 raste në muajin Korrik dhe 9 raste në muajin Shtator .
Sipas tij, janë më të theksuara aksidentet në komunikacion kryesisht për shkak të numrit të shtuar të automjeteve në komunikacion për shkak të bashkatdhetarëve tanë.
Edhe anëtarët e FSK-së pjesëmarrës në këtë takim e vlerësuan situatën të qetë edhe në nivel të vendit duke shprehur gadishmërin e tyre për të ndihmuar për cilën do situatë për të cilën komuna do të ketë nevojë.
Kurse anëtarët e tjerë të KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.