Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Nënkryetari i Komunës, z.Sevdi Dernjani.
Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë e raportuan Zyrtarët nga Policia e Kosovës.
z.Nuhi Dema Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Ai tha se përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 9 raste, për 3 raste më pak se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kur kan qenë 12 raste.
Kurse z.Lulzim Deda nga Policia e Vijës Kufitare raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rregullave kufitare, dhe sipas tij në periudhën raportuese janë regjistruar vetëm 2 raste.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.
Nga nënkryetari Sevdi Dernjani i ngritën çështjet si luftimi i dukurive negative, parandalimi i përdorimit të substancave narkotike si dhe parandalimi i formave të ekstremizmit.
Ndërsa nga anëtari i KKSB z.Resul Suma u ngrit qështje e problemeve në hapësirën e vijës kufitare, përkatësisht rrugën e terminalit që shpeshherë nga ngasësit e kamionëve perdoren sirenat gjatë natës duke shqetësuar banorët e Lagjes Vlashi. U theksua edhe nevoja e vendosjes së sinjalistikës së nevojshme për orientimin e atomjeteve.
Në këtë takim kontriboi edhe z.Dardan Duraku, zyrtar i lartë për analiza dhe Planifikim në kuadër të MPB-së.
Sipas z, Durakut shumë nga shqetësimet të cilat u përmendën në këtë takim janë të përbashkëta edhe në shumë komuna të Kosovës.
Ai tha se në këtë drejtim nuk do të mungoj edhe përkrahja ndërinstitucionale.