Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” vizitoi sot Hanin e Elezit, duke e kthyer një pjesë të qytetit në një hapësirë plot energji, vetëdijesim dhe kujdes për shëndetin!
Qytetarët patën mundësinë të përfitojnë nga shërbime falas , si matja e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak , si dhe të marrin këshilla profesionale për parandalimin e diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve jo të transmetueshme
.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim mes Drejtorisë së Shëndetësisë në Han të Elezit dhe projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor – AQH Project”, që zbatohet nga KOPF