05Nr.117/2010
Data: 13.07.2010
Në bazë të nenit 5 paragrfit (d) të Ligjit mbi Arsimit Publik në Kosovë, dhe
neni 55 paragrafi 7 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Kosovës dhe UA
Nr.3/2009 të dates 09.02.2009 të nxjerrur nga MASHT-i për procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të institucioneve edukativo-arsimore Kryetari i komunës shpallë këtë :
K O N K U R S
Për : Drejtor shkolle në SHML “Dardania” në Han të Elezit
Kushtet;
-Të jenë shtetas të Republikës së Kosovë
-Të kenë të kryer njërin nga fakultetet përkatëse të Universitetit të Prishtinës dhe të fakulteteve private të licencuara dhe akredituar nga MASHT-i
-Të ken më së paku 3 vjet përvojë pune në arsim
Dokumentet e nevojshme:
o Çertifikata e lindjes
o Diploma e fakultetit të kryer
o Dëshmi për përvojën e punës
o CV-në sipas modelit të MASHT-it
o Çertifikatën e trajnimeve të zhvilluar
o Programin zhvillimor të shkollës me pesë (5) faqe test të formatit të letrës A-4
Detyrat e punës:
Të Planifikoj,organizoj, dhe të bashkrendisë punët e përgjithëshme në
shkollë.Gjithashtu në bashkpunim me MASHT-in ,DKA-në merr vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e punës në shkollë.
Kohëzgjatja:-Marëdhënja e punës krijohet përms kontratës në pajtim me Ligjin për Shërbim civil të Kosovës dhe zgjatë katër (4) vite duke e përfshirë edhe punë tre (3) mujore provuese.
Kërkesa për konkurim me dokumente të kompletuara dorëzohen në zyrën e pritjes të komunës .
Afati i konkurimit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e botimit në gazetë.
Kryetari i Komunës
Rufki Suma
____
Për : Drejtor shkolle në SHML “Dardania” në Han të Elezit