Prishtinë, më 25 nëntor 2025
Në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila mbahet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor 2025, Divizioni i Policimit në Bashkësi/Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje ka përgatitur fletushka dhe postera si pjesë e projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”, projekt ky që implementohet në nivel të gjithë Kosovës, me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e raportimit të dhunës në familje dhe mbështetjes së viktimave.
Qëllimi i fushatës është të nxisë qytetarët që të mos heshtin përballë dhunës, duke kuptuar që secili zë ka rëndësi dhe çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e viktimave dhe krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe pa dhunë.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose – linjës së veçantë 080019999 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Policia e Kosovës – Për një shoqëri pa dhunë dhe të sigurt për të gjithë.