Investimet në shkollën e mesme “Dardania” vetëm për këto vitet e fundit Komuna Hani i Elezit ka realizuar një sërë punimesh e investimesh që po i shndërron shkollat në hapësira më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin arsimor, me shpresë se investimet në infrastrukturë të na kthehen në ngritje të cilësisë në arsim.
Punimet në shkollë filluar nga:
-Vendosja e shkallëve emergjente;
-Rregullimi i banjove për nxënës dhe staf;
-Rregullimi i çatisë në hollin e shkollës;
-Transformimi i oborrit në hapësira të gjelbërta dhe ambient ekologjik;
-Rampat dhe shkallët e hyrjes për persona me aftësi të veçanta;
-Pajisja e stafit me llaptopë modernë dhe klasat me tabela smart;
-Defibrilator për raste emergjente shëndetësore;
-Aparate kundër zjarrit në hapësirat e shkollës.
Në proces janë edhe lyerja e brendshme e shkollës, krijimi i zyrës së punës për psikologun e shkollës dhe pajisja e hapsirave me klimatizim.