Sot, HALO Trust Kosova priti në vizitë të përbashkët në terren të NPA/HALO në zonën e Dromjakut, duke bashkuar partnerët dhe mbështetësit kyç për të parë nga afër operacionet e deminimit në vazhdim.
Në këtë aksion deminimi, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ndryshëm:
– Z. Peterson – Zëvendës Shef i Misionit të SHBA-së
– Z. Massimo Prozzo – Zyrtar i Projektit nga BE
– Zn. Nathalie Niedoba – Zëvendës Shefe e Misionit të Kanadasë
– Kolonel Julien Richards – Atashe Ushtarak i Kanadasë
– Kolonel Mike Butler – Këshilltar Ushtarak Britanik për FSK-në
– Zn. Castek – Ambasadorja e përkohshme e Ambasadës Austriake
– Z. Ahmet Sallova – Kryetar i KMAC
– Jürg Sprecher – Ambasadori i Zvicrës në Kosovë
– Përfaqësues të Ambasadës Italiane
– Z. Ciprian Andrica – Shef i Menaxhimit të Kërcënimeve Eksplozive në KFOR
Kjo vizitë ofroi mundësi për të treguar profesionalizmin, përkushtimin dhe ndikimin e përpjekjeve të përbashkëta për pastrimin e terreneve në Kosovë.
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë event dhe shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme në misionin e deminimit, për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt.
Një falënderim i sinqertë edhe për donatorët, mbështetja e të cilëve e bën të mundur këtë punë jetëshpëtuese.