Të nderuar qytetarë,
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë na rikujton vlerat më të mira njerëzore: solidaritetin, mëshirën dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, duke forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore.
Uroj që kjo festë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, me zemër të plotë dhe me shpresë për ditë më të mira për të gjithë.
Gëzuar Fitër Bajramin