Në bazë të nenit 43 paragrafi 43.1 , 43.3 dhe 43.4 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 34 të Statutit të Komunës bëjë këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2010 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me dt: 20.07.2010 me fillim pune në ora 11:oo, në sallën e Kuvendit .
RENDI I PUNËS
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Raporti gjashtëmujor i shpenzimeve.
3. Raporti gjashtëmujor i punës së Kryetarit të Komunës.
4. Miratimi i zonës urbane të Hanit të Elezit.
5. Marrja e vendimit për hartimit e planit urban të Hanit të Elezit.
6. Miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve statutare të Komunës.
7. Miratimi i statutit të QKMF-së.
8. Marrja e vendimit për emërtimin e Shtëpisë së Kulturës.
9. Informatë e suksesit të arritur në fund të gjysmëvjetorit të dytë shkollën fillore, të mesme të ulët dhe në atë të mesme të lartë.
10. Kriteret për shpalljen e konkursit për Komitete Konsultative.
.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës
________________
Menduh Vlashi
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2010 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me dt: 20.07.2010 me fillim pune në ora 11:oo, në sallën e Kuvendit