5, 6 dhe 7 Marsi janë thelbi i kryengritjes shqiptare dhe sot me krenari, ne përkujtojmë idealin për liri të Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij, të cilët nuk hezituan të jepnin jetën e tyre, burra, gra, pleq e fëmijë të familjes Jashari, sepse dorëzimi nuk ishte pjesë e ndërgjegjjes së tyre në asnjë moment.
Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin, do të jenë përherë frymëzimi më i mirë që për çdo ditë të jetëve tona të veprojmë për një Kosovë, ashtu siç e ëndërronte Adem Jashari dhe çdo dëshmor që ra heroikisht për t’u ngritur përgjithmonë në piedestalin më të lartë të lirisë.
Lavdi e përjetshme për Komandantin Legjendar dhe familjen e tij!
Lavdi për të gjithë Dëshmorët e Kombit!
Respekt për çlirimtarët/et!