Një delegacion nga Grupi Shumekombesh i Betejes Lindje nga KFOR-i nga Kampi Bonsteel vizitoi Komunën e Hanit të Elezit te Marten me 1 Qershor.
Delegacioni ishte i udhëhequr nga Gjeneral Brigade Al Dohrman komandant i Grupit Shumekombesh te Betejes Lindje dhe ishte i shoqeruar nga Koloneli Fode, Majori Glowacki dhe Majori Bridwell.
Një prezentim të shkurtë të komunës së Hanit të Elezit nga ana e Kryetarit të Komunës z. Rufki Suma ,u përqëndrua kryesisht në të arriturat dhe sfidat me të cilën po ballafaqohet kjo komunë,si në aspektin e ndërtimit funksional të vetë institucionit deri te problemet e përditëshme me të cilën ballafaqohen vet qytetaret.
Ishin disa tema për të cilat është bashkëbiseduar gjat këtij takimi, si procesi I privatizimit, perspektivat e zhvillimit ekonomik,sigurimi I nje atmosfere te volitëshme për investitorët e huaj .
Qështja e sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit si vendbanim që shtrihet tërësisht ne kufi me Republikën e Maqedonis është vlerësuar si e mirë,duke potencuar me këtë rastë edhe bashkëpunimin ndërkufitarë me Komunën e Sarajit e cila pritet të rezultoj edhe me një kërkesë të përbashkët për hapjen edhe të një vendkalimi kufitarë ndërmjet fshatrave Radushë (RM) dhe Guranë R.Kosovës.
Gjenerali Dohrmann permendi bashkepunimin e shkelqyeshem qe KFOR-i dhe Institucionet e Kosoves kane pergjate kufirit me Ish Republike Jugosllave te Maqedonise dhe tha se KFOR-i do te vazhdoje misionin e tij ne mbajtjen e nje ambienti te qete dhe te sigurte dhe lirise se levizjes. KFOR-i mirepret vazhdimsine e marredhenieve te punes me Institucionet ne Hanin e Elezit dhe fokusimin ne progresin ne Kosove.
Zyra për informim