Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Paldenicë me rrethinë, grupet e interesit dhe palët tjera që janë të interesuara se më datë 04.06.2025 duke filluar nga ora 17:00 në SHFMU “Kështjella e Diturisë” do të mbahet dëgjimi i parë buxhetor rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028.
(Për të gjithë qytetarët të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë prezent në këtë dëgjim buxhetor, pyetjet, kërkesat, propozimet e juaja rreth planifikimeve buxhetore mund t’i adresoni në këtë e-mail: lindita.ballazhi@rks-gov.net).