Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Seçishtë me rrethinë, grupet e interesit dhe palët tjera që janë të interesuara se më datë 05.06.2025 duke filluar nga ora 18:00 në SHFMU “Ilaz Thaçi” – fshati Seçishtë do të mbahet dëgjimi i parë buxhetor i organizuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Florim Shkreta rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028.
(Për të gjithë qytetarët të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë prezent në këtë dëgjim buxhetor, pyetjet, kërkesat, propozimet e juaja rreth planifikimeve buxhetore mund t’i adresoni në këto e-maila: florim.shkreta@rks-gov.net dhe lindita.ballazhi@rks-gov.net).