Sot pata kënaqësinë të pres Brigadierin Gjeneral Federico Collina në një vizitë zyrtare me rëndësi për komunën tonë. E falënderova Gjeneralin për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konstruktiv në fusha kyçe si siguria, arsimi dhe shëndetësia. Theksova se partneriteti institucional është thelbësor për ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë.
Gjatë takimit, diskutuam prioritetet dhe projektet konkrete që synojmë të realizojmë në periudhën e ardhshme, me një fokus të veçantë në avancimin e infrastrukturës arsimore. Arsimi mbetet një prioritet kryesor, dhe po punojmë për modernizimin e shkollave, duke i pajisur me tabela digjitale dhe duke krijuar hapësira të reja edukative. Theksova se pasuria më e madhe e Kosovës është rinia jonë. Për këtë arsye, angazhimi ynë është krijimi i mundësive reale për të rinjtë, duke iu mundësuar atyre të ndërtojnë të ardhmen këtu, përmes sigurimit të sigurisë, perspektivës dhe mundësive konkrete për zhvillim.
Gjithashtu, diskutuam bashkëpunimin me institucionet e sigurisë, përfshirë Policinë dhe Shërbimin e Zjarrfikësve, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
I falënderova Brigadierin Gjeneral për vizitën e tij dhe shpreha gatishmërinë time për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në mbështetje të zhvillimit dhe stabilitetit të komunës sonë.