Projekt për vendosjen e shportave është i zhvilluar në partneritet me OJQ-në “RinOn”, përfaqëson një shembull të qartë të mënyrës se si bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe rinisë së organizuar mund të prodhojë rezultate konkrete për komunitetin. Nisma u realizua në koordinim të drejtpërdrejtë me ish-drejtorin e shërbimeve publike, z. Arsim Dernjani, i cili siguroi mbështetjen institucionale dhe kapacitetet e nevojshme për zbatimin e projektit. Në anën tjetër, përfaqësuesit e rinisë, Qlirim Dernjani dhe Enis Dernjani, ishin nxitësit kryesorë të kësaj iniciative, duke sjellë vizionin, energjinë dhe këmbënguljen e brezit të ri në agjendën e zhvillimit lokal.